Arbëri

Chollet i kërkon Kurtit që ta pranojë propozimin evropian

Descriptive Text

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka diskutuar të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ata kanë biseduar për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Chollet ka thënë se ka kërkuar nga Kurti që ta pranojë propozimin evropian.

“Fola sot me kryeministrin Albin Kurti ku diskutova për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojmë atë. Një çështje kyçe ishte bashkëpunimi ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Chollet po ashtu ka thënë se kanë diskutuar edhe për Asociacionin. Ai ka shkruar se karakteri multietnik si shtet që ka Kosova është shumë i rëndësishëm.

“Gjithashtu diskutuam për rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kontekstin e dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”.