Arbëri

Shqipëria hap ambasadë në Kiev

Descriptive Text

Autoritetet e Shqipërisë kanë marrë vendim që të hapin ambasadë në Kiev, raportoi A2 të mërkurën mbrëma.

Në vendim u tha se shpenzimet e këtij misioni diplomatik do të paguhen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2023.

“Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren Zyrtare’”, thuhet në njoftim.

Më herët, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi se Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë..

Ajo thekson se mirëpret bashkëpunimin në të ardhmen me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba.