Arbëri

Çun Lajçi ka një ide se si t’ia bëjë numrat për Qeveri Haradinajt, plisin me dhé

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, si rëndom përmes artit të tij, ka pasur një mesazh për kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

I ka thënë se e do e se e ka vëlla, prandaj ka thënë se “çfarë e ka ndërmend të bëjë të mërkurën e javës që vjen, në mënyrë që Haradinaj të formojë Qeverinë.

E ka pasur një kritikë të fortë për siç ka thënë “Komandantat e Rognerit që i merrnin paratë që i mbledhshim nëpër diasporë për luftë e fusnin në xhepat e tyre”.

Më poshtë po e japim të plotë e pa ndërhyrje postimin e Lajçit:

Ramush Vlla

Mos u merzit, se të merkurën unë kam me ardhë n'kmishë e n'tlina n'Parlament. Kam me mbushë plisin dhé e kam me i gjujt f'tyrës këta lazdranat që po fluturojnë, tue ju thanë:

"Ky dhe nuk falet as nuk shitet!"

Ata kanë m'u permallue e kanë me i çue duert me i fshi sytë ( jo prej lotëve, po prej Dheut, ) e Ademi me Teutën kanë me i numerue duert e kanë me i ba numërat.

A po e shef se edhe tash hajër prej plisit, sikur 98/99 kur Komandantat e Rognerit na i merrshin krejt paret që i mbledhshim nëpër Diaspor, për me i çue n'frontin e luftës- e gabimisht i shtinin n'xhepat e Tyne.

Me hajër Qeveria.

Unë të dua Ramush, mos u merzit!

 

Image