Arbëri

Mot i vranët të dielën në Kosovë

Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell pritet të mbajë të dielën.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.