Arbëri

Aeroporti i Prishtinës menaxhon suksesshëm fluksin e madh të udhëtarëve

Menaxhimi dhe shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë në nivelin e duhur në këtë sezon veror, ku edhe ka fluks të madh të fluturimeve dhe të udhëtarëve të cilët shfrytëzojnë këtë trafik ajror.

për koordinim të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni thotë se muaji i kaluar sjell numër rekord të pasagjerëve që shfrytëzuan ANP “Adem Jashari”.

Ai theksoi se në një intervistë për KosovaPress se mirëpriten afër 235,000 pasagjerë, numër që paraqet rritje prej 12 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar dhe që shënon numrin më të madh të udhëtarëve në “Adem Jashari”, brenda një muaji. Sipas tij, rritje e konsiderueshme prej 7 për qind u shënua edhe në fluturimet e operuara.

“Rritja totale e gjithëmbarshme në periudhën janar- korrik në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është mbi 7.3 për qind në numrin e pasagjerëve. Rritja e fluturimeve për përudhën e kaluar të këtij viti është afër 3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë vitit të kaluar”, theksoi Hyseni.

Hyseni tha se kompania “Limak”, e cila menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës është e gatshme që të ofrojë të gjitha shërbimet kompanive ajrore dhe për shfrytëzuesit e aeroportit ose pasagjerët.

Hyseni shtoi se janë të përgatitur me staf shtesë për këtë fluks të udhëtarëve, ku planifikimi i fluturimeve për sezonin veror ka rrjedhë sipas kalendarit të koordinimit të flurimeve që është në mbarë globin.

Hyseni mendon se në bazë edhe të të dhënave që kanë si aeroport, trendi i tillë i rritjes do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, respektivisht në vitet që vijnë. Sipas tij, kjo dëshmon që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është duke e pozicionuar veten si një ndër aeroportet më të rëndësishme në rajon dhe të kësaj pjese të Evropës.

“Unë konfirmoj nga këtu që nuk ka asnjë problem sa i përket përmormancës së aeorporit. Gjithçka është duke vijuar normalisht. Kjo për shkak se koordinimi i fluturimeve të cilin e kemi bërë si aeroport, e kemi bërë konform kapaciteteve me të cilat disponojmë dhe respektimi i orareve të fluturimit nga kompanitë ajrore në maksimum e mundësojmë një gjë të tillë”, theksoi menaxheri Hyseni.

Hyseni tha se kompania menxhauese “Limak”, është e përkushtuar që të mbaj nivelin e lartë të përformancës karshi kompanive ajrore, respektivisht të përmbushë të gjitha obligimet, të cilat janë paraparë edhe në kontratën me Qeverinë e Kosovës që kompanitë ajrore, pasagjerët dhe të gjithë ata të cilët shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të jenë maksimalisht të kënaqur me shërbimet të cilat ofrohen në ANP “Adem Jashari”.

Menaxhimi i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga kompania “Limak” është hyrë në vitin e shtatë, kurse në kontratën ndërmjet kësaj kompanie dhe Qeverisë së Kosovës marrëveshja për koncesion është 20 vjet.