Arbëri

Mogherini, me mesazhe të qarta drejtuar liderëve u largua nga Prishtina

Descriptive Text

Mesazhe të qarta u ka dhënë liderëve politikë në Prishtinë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini . Ajo ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është në duart e deputetëve të Kuvendit.

Sipas Mogherinit, është koha e fundit që të miratohet marrëveshja e demarkacionit, e cila do të zhbllokojë më pas lëvizjen e lirë pa viza për qytetarët e Kosovës,r aporton KTV.

Mogherini ka kërkuar që të ketë konsensus politik për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Mysafires nga BE-ja, kryeministri Isa Mustafa i ka kërkuar ndihmë për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Mustafa ka thënë se mosplotësimi i këtij kriteri për liberalizmin e vizave, vjen pas kundërshtimit të opozitës dhe mungesës së deputetëve serbë në Kuvend.

Kryeministri Mustafa ka kërkuar nga Mogherini që të përkrahë kthimin e listës serbe në institucionet e Kosovës.

 

Ai ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, por ka thënë se një gatishmëri e tillë nuk është nga Serbia.

Presidenti Thaçi, ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, u ka dhënë përkrahje procesit të integrimit evropian dhe hapave konkretë e të menjëhershëm për liberalizimin e vizave.

Ndërsa në njoftimin e kuvendi thuhet se Kryeparlamentari Veseli, ka ritheksuar qëndrimin e vazhdueshëm të Kuvendit të Kosovës që sapo të vijë marrëveshja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi nga Qeveria, ajo do të procedohet në seancë.

“Ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj Bashkimit Evropian si institucione dhe si popull”, citohet të ketë thënë Veseli.


Mogherini, me mesazhe të qarta drejtuar... by kohanet