Arbëri

Një kroçere gjigante derdh ujërat e zeza në afërsi të plazhit të Sarandës

Nuk kanë kaluar veçse 10 ditë nga shpërthimi i ujërave të zeza në plazhin e Ksamilit, një tjetër goditje ka marrë plazhi i Sarandës po nga ujërat e zeza.

Kësaj radhe ka qenë një kroçere gjigante që ka ndaluar të premten në Portin e Sarandës dhe në largim ka derdhur ujërat e zeza në detin Jon, në afërsi të plazhit të Sarandës, shkruan sot Koha Ditore.

Banorët dhe pushuesit kanë filmuar momentin kur nga kjo anije gjigante zbrazen ujërat e zeza drejt e në det, pa pyetur nëse shumë pranë saj pushojnë qytetarët e tjerë që vizitojnë këtë zonë.

“MSC Poesia është kroçere që ka ndaluar ditën e premte në qytetin e Sarandës. Një vend që tërheq shumë ka qenë qyteti bregdetar për kroçere të ndryshme gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar, por nëse të gjithë prisnin që turistët t’i sillnin sado pak përfitime qytetit, krejt e kundërta ka ndodhur. Kroçereja MSC POESIA derdh mbetjet e saj të neveritshme në breg të Sarandës, pak para se të largohej. Pamjet janë të shëmtuara dhe rrëqethëse. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë?”, shkruajnë banorë e pushues të Sarandës në mediat sociale duke denoncuar veprimin skandaloz dhe të dënueshëm të kroçeres më turistë të huaj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)