Arbëri

Hovenier uron që 2023-a të sjellë zgjidhje që u shërbejnë nevojave të kosovarëve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur urime për vitin e ri.

Në emrin e tij ka uruar që 2023-a t’u sjellë qytetarëve të Kosovës paqe dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të tyre.

“Familja ime dhe unë ju dëshirojmë një vit të ri të mrekullueshëm. 2023-a ju sjelltë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve”, ka shkruar Hovenier.

Ndërkohë, edhe Ambasada amerikane ka uruar vit të mbarë.