Arbëri

Subvencionim për mbi 180 mijë familje që kursyen energji elektrike gjatë nëntorit

Descriptive Text

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se numri i familjeve kosovare që kanë kursyer energji elektrike gjatë muajit nëntor e që do të përfitojnë nga subvencionimi është 180,276.

Murati ka shkruar të premten në Facebook se llogaritja e kursimit për muajin nëntor tashmë mund të shihet edhe në llogaritë online të KESCO-s.

Sipas tij, për ata që kursejnë gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin janar.

“Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe ? për muajin nëntor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11”. Për nëntor, janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim. Për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm. Çdo kË i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.

Subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për ata që e kursejnë atë ka nisur në shtator.

Sipas ministrisë së Financave, subvencioni llogaritet duke dyfishuar përqindjen e kursimit.

“Pra 2x20%=40%, dhe aplikohet ne vlerën e faturës së muajit aktual. Pra nëse fatura e shtatorit është 40 euro, për shkak se keni kursyer, ju përfitoni subvencion 40% x 40 euro, apo 16 euro”, ka shpjeguar Murati gjatë muajit nëntor.