Arbëri

KTV-ja me maratonë prej pesë orësh program festiv në natën e Vitit të Ri

Descriptive Text

Producenti ekzekutiv i KTV-së, Dardan Selimaj, ka treguar se televizioni do të ketë një maratonë prej pesë orësh program televiziv në natën e Vitit të Ri.

Selimaj ka treguar në “Sot” të KTV-së se programi festiv do të nisë qysh në mëngjesin e së shtunës, e do të vazhdojë me edicionin special duke filluar nga ora 20:00.

“Nëpër çdo rast special të festave ose ditëve të shënuara, programi i mëngjesit dhe paradites gjithmonë sjellin program atraktiv për shikuesit. Gjatë gjithë ditës do të ketë emisione argëtuese. Një maratonë mbi pesë orë program televiziv që do të ketë shumë këngëtarë, që vijnë nga trevat e ndryshme, jo vetëm nga Kosova. Programi do të drejtohet prej Ariana Berishës dhe do të ketë edhe humor me Osman Azemin, do të sjellë një edicion special me shumë humor në shtëpitë e kosovarëve”, ka treguar Selimaj.

Ai ka përmendur edhe disa prej emrave të njohur të muzikës shqiptare që do të jenë pjesë e festës që ka organizuar televizioni.

“Disa prej emrave që kanë me qenë sa i përket pjesës muzikore janë Motrat Mustafa, që e kanë përgatit një program special për KTV-në, Artan Bakija, Florent Abrashi e shumë e shumë të tjerë, Hysni Klinaku, Enkelejda Arifi. Ka me qenë një mbrëmje jashtëzakonisht atraktive. Festa vazhdon edhe më 1 dhe me 2 janar. 1 Kafe me Labin do të jetë më 1 janar. Labi gjithmonë ka sjellë tash e sa vjet është më pjesë e shtëpive kosovare përmes programit të tij. Expressi e Çka ka të Re janë pastaj dy emisione festive me të ftuar të tjerë me shumë rubrika interesante, të cilat po të shpjegohen besoj ua hupi magjinë dhe bukurinë që kanë në përmbajtje”, është shprehur Selimaj.