Arbëri

Shefja e UNMIK-ut mirëpret masat për uljen e tensioneve, bën thirrje për rikthim në dialog

Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka mirëpritur gjitha masat për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës, përfshirë vendimin për heqjen e barrikadave.

Ziadeh ka bërë thirrje që palët të kthehen në tavolinë të dialogut e të arrihet një marrëveshje normalizimi.

“Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, mirëpret gjitha masat për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës, përfshirë heqjen e barrikadave. Ajo pranon përpjekjet e mundimshme të të gjitha palëve, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ziadeh thekson rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe të rifillojnë pa vonesë bisedimet për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve. Ajo shpreh vlerësimin e saj për vendosmërinë e palëkundur të partnerëve ndërkombëtarë për ta nxitur dialogun në ndjekje të sigurisë dhe stabilitetit, në respektim të plotë të mandatit të tyre”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.