Arbëri

KEK-u për fundvit shpërblen të gjithë punëtorët me nga 500 euro

Descriptive Text

Bordi i Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK), ka miratuar propozimin e manxhmentit që të gjithë punëtorëve për fundvit të ju ndajnë nga 500 euro.

Në njoftimin e KEK-ut, thuhet se falë angazhimit të punëtoreve, inxhinierëve dhe stafit menaxhues po e përmbyllin vitin 2022 me suksese si në fushën e operimeve po ashtu edhe në afarizëm. “Lidhur me këtë, në prag të festave të fundvitit Bordi ka miratuar propozimin e menaxhmentit për një kompensim shtesë, për të gjithë punëtorët e KEK-ut përgjatë vitit 2022 në vlerë prej 500 € neto, proporcionalisht”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.