Arbëri

Rada Trajkoviq njofton se autoritetet serbe ia ndaluan vajzën në aeroport në Beograd

Politikania serbe Rada Trajkoviq, ka njoftuar se autoritetet serbe ia kanë ndaluar vajzën në Aeroportin e Beogradit. Trajkoviq, që është këshilltare e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka shkruar në Twitter për rastin.

Ajo ka treguar se vajza ishte duke u kthyer në Londër.

“Dhe sërish! Vajza, që ishte rrugës për t’u kthyer në Londër, prapë është ndaluar në Aeroportin e Beogradit. Një qytetare private, një qytetare britanike, një intelektuale, është ndaluar, vetëm për shkak të tekave të një njeriu”, ka shkruar Trajkoviq.

Ajo ka thënë se vajza e saj u lirua vetëm pas intervenimit të autoriteteve britanike.

“Falënderoj që po e mësojnë Serbinë se si të sllet me ndershmëri ndaj qytetarëve të saj”, ka shkruar Trajkoviq.