Arbëri

Nora Kursani-Demjaha emërohet u.d.kryeinspektore e Inspektoratit Shëndetësor

Nora Kursani-Demjaha është emëruar u.d. kryeinspektore e Inspektoratit Shëndetësor.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar vetë ajo.

Nora Kursani-Demjaha është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga detyra të Shaban Osmanajt. Ministria e Shëndetësisë ka informuar të enjten se pas rastit të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës me foshnjën, është liruar nga detyra u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

MSH-ja ka potencuar se në rastin në fjalë ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.

Gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse, e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.

Image

Nora Kursani-Demjaha