Arbëri

Stoltenberg në fjalimin e fundvitit përmend Kosovën

Descriptive Text

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij të fundvitit ka përmendur edhe Kosovën. Ai ka thënë se mbajtja e një ambienti të sigurt në Kosovë është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Stoltenberg ka falënderuar ushtarët e NATO-s kudo që janë vendosur. Ndërsa ka treguar se ky vit ka qenë mjaft sfidues me pushtimin rus të Ukrainës.

“Dua të falënderoj secilin nga ju, kudo që jeni vendosur. Nga Atlantiku Verior deri në Mesdhe. Duke mbajtur ambient të sigurt në Kosovë, që është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor apo duke ndihmuar forcat e sigurisë në Irak për t’u përkujdesur që ISIS-i nuk do të rikthehet”, tha Stoltenberg.