Gjatë vizitës që i bëri qytetit të Mitrovicës, shefja e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, është takuar me kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së jugut, Bislim Imeri dhe nënkryetarin Faruk Mujka.
Imeri me këtë rast, pasi i uroi mirëseardhje në emër të komunës, Kuvendit të Komunës dhe të qytetarëve të Mitrovicës, falënderoi shefen e BE-së që në kuadër të vizitave në Ballkanin Perëndimor, zgjodhi edhe qytetin e Mitrovicës për ta vizituar.
Po ashtu, kryesuesi i KK të Mitrovicës falënderoi Mogherinin edhe për ndihmën e deritashme që BE-ja i ka dhënë kësaj komune në aspektin financiar dhe në veçanti ju falënderua për “kontributin dhe investimin e dijes dhe eksperiencës së saj në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Mitrovicë, Kosovë dhe rajon”.
“Mogherini falënderoi kryesuesin Imeri dhe nënkryetarin Mujka për fjalët dhe vlerësimin që i bënë asaj, duke shtuar njëkohësisht se do të vazhdojë interesimin e saj për të ndihmuar Mitrovicën dhe bashkëpunimin me drejtuesit e komunës”, me të cilët, siç potencon komunikata e Komunës së Mitrovicës, tha se “do të ketë edhe takime të tjera”.
-
4 mars 2017 17:20
-
Shpërndaje në: