Arbëri

EULEX-i thotë se ndihmoi policët në Jarinjë me ushqime, veshmbathje e mjete higjienike

Descriptive Text

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se janë furnizuar policët e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë me ushqim, veshmbathje dhe me mjete higjienike.

Wigemark ka thënë se kërkesa i ishte bërë EULEX-it nga Policia e Kosovës.

“Jam i lumtur të njofton se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor ka dorëzuar furnizime esenciale për policët e Kosovës në pikën e përbashkët kufitare Rudnicë/Jarinjë, përfshirë ushqime, veshmbathje dhe mjete higjienike”, ka shkruar Wigemark në Twitter.