Arbëri

Europol me aksion kundër grupeve kriminale në 28 vende, përfshirë edhe Shqipërinë

Descriptive Text

Një operacion masiv i koordinuar nga Europoli në 28 vende të botës, përfshirë Shqipërinë ka shënjestruar 59 grupe kriminale që trafikonin ilaçe të keqpërdorura, falsifikuara dhe substanca dopingu.

Në aksionin policor të drejtuar nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja kanë marrë pjesë si forca të rendit, ashtu edhe zyrtarë të doganave, raporton TCh.

Mbi 10.5 milionë produkte mjekësore me vlerë prej më shumë se 40 milionë euro është arritur të sekuestrohen, teksa 349 persona të dyshuar kanë përfunduar në pranga.

Më tej bëhet e ditur se janë mbyllur edhe 10 laboratorë klandestine.

Përveç një sasi të madhe medikamentesh e suplementesh të paligjshme ushqimore dhe sportive, janë kapur gjithashtu vaksina të falsifikuara kundër COVID-19, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore, thuhet në deklaratën e Europolit.

Keqpërdorimi përfshin dëshirën për efekte psikotropike, rekreative ose të rritjes së performancës dhe shtrihet në mjete të paqëllimshme të konsumit. /TCH