Arbëri

Tahiri: Qeveria shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci e karrierë profesionale

Besnik Tahiri, AAK, Ramush Haradinaj, LDK, PDK, Qeveria Kurti, Qeveria, Albin Kurti, Kosova, shteti, ligji, kushtetuta, demokracia, serbia, marreveshja, dialogu, nonpaper

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka vlerësuar se me refuzimin e katër amendamenteve të tij për Projektligjin për zyrtarë publikë, janë shuar shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci e karrierë profesionale.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se amandamentet e propozuara nga ai në Komisionin për administratë publike, janë refuzuar nga Qeveria.

Sipas tij kjo është goditja më e madhe për zyrtarët publikë në administratën shtetërore, e cila ka thënë se atyre ua humbë shpresën për meritokraci dhe karrierë profesionale.

“Propozimet ishin konkrete: Nenet 44 dhe 46 për procedurat e emërimit të nëpunësve të ulët dhe të mesëm drejtues, propozoj të rishkruhen tërësisht dhe të kthehet rregullimi siç është tani në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pra, të kthehet sistemi i karrierës, lëvizjes brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë siç është tek neni 38 dhe 39 i ligjit aktual në fuqi”, ka shrkuar Tahiri.

Ai ka thënë se ka propozuar që edhe tek rekrutimi i pozitave të nivelit të lartë drejtues, te neni 47, lista fituese të përbehet nga tre kandidatë që kanë fituar më së shumti vota nga pragu prej 70%, por jo të gjithë kandidatët mbi 70%. “Përzgjedhja në parim të bëhet e kandidatit që ka fituar më së shumti vota, e nëse përzgjidhet kandidati i dytë ose i tretë, të kërkohet arsyetimi me shkrim, me qëllim të sigurimit të parimit të meritokracisë”, ka shkruar Tahiri.

Ai gjithashtu ka thënë se ka propozuar që vlera e koeficienti të pagës në ligjin për paga, të jetë 129 euro.

“Ndërsa, te Ligji i Pagave propozova që tek neni 9 i projektligjit të shtohet një paragraf i ri, 9.3 vlera e koeficientit të jetë 129 euro. Varësisht nga lëvizjet buxhetore për vitet e ardhshme vlera e koeficientit të rritet”, ka shkruar Tahiri.