Arbëri

Joksimoviq: Kosova është njohur nga shumë shtete

Ministrja për Integrime Europiane në qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, deklaroi se është naive të mendohet se Serbia do të kushtëzohet për pranim në BE në rast se njeh pavarësinë e Kosovës.

“Sa i përket Kosovës, ky është një kapitull i veçantë, ku monitorohet nga Brukseli për rezultatet e marrëveshjes me Prishtinën zyrtare”, theksoi ministrja Joksimoviq, transmeton televizioni publik.

Tutje ajo theksoi se “kjo është një çështje e krijuar nga rrethanat politike, që aspak nuk është e lehtë, prandaj ne luftojmë që t’i mbrojmë interesat tona atje”.

“Por, duhet pranuar se Kosovën e pavarur e kanë pranuar shumë shtete”, theksoi ajo.

“Prandaj”, shtoi ajo, “është me rëndësi ftesa e kryetarit të shtetit, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, i cili edhe si kryeministër i vendit ka marrë pjesë në bisedime me Kosovën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme e të gjithanshme”.