Arbëri

Kurti: Vuçiqi do që të kthehet në të kaluarën, por ky tren ka ikur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po dëshiron që ta kthejë Serbinë në të kaluarën, porse kjo është e pamundur.

Kurti në një intervistë për “Der Spiegel”, ka thënë se situata e tensionuar në veri të Kosovë, është si rezultat i “panikës së Beogradit”.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, ka thënë Kurti.

Kurti sa i përket kërkesës që ka bërë Serbia për të kthyer në Kosovë 1000 ushtarë serbë, ka thënë se Vuçiqi po synon të kthehet në të kaluarën, porse kjo është e pamundur. 

“Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor tyë deklatës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, ka thënë Kurti.