Arbëri

Trajkoviqit i rëndohet gjendja shëndetësore, transferohet në spital

Rada Trajkoviqit, këshilltares së ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i është rënduar gjendja shëndetësore teksa gjendej në ndalim në pikën kufitare në Merdar dhe është transferuar me ambulancë në spitalin e Prokuples.

Këtë informacion e ka publikuar vajza e saj në llogarinë e Rada Trajkoviqit në Twitter.

“Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe do t'ju mbajmë të informuar për gjendjen e saj", shkroi ajo në Twitter.

Trajkoviqi është ndaluar të enjten nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën dhe që nga mbrëmë nuk i është lejuar të hyjë në vend.

Politikania serbe që është kritike ndaj politikës së Beogradit zyrtar, ka treguar se të enjten, rrugës nga Serbia për në Kosovë, për një takim të caktuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdar. Sipas saj, aty është mbajtur për katër orë, pa asnjë arsyetim apo shpjegim.

Ajo është liruar dhe pas realizimit të takimit me ambasadorin Hovenier është nisur për në Serbi dhe autoritetet policore të këtij shteti e kanë ndaluar po në pikën kufitare në Merdar.