Arbëri

Teuta Rugova në sallë

Deputetja më e re në moshë e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova, tani është e pranishme në seancën konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Rugova mungoi në takimin e koalicionit LAA para nisjes së seancës, ndërsa është përfolur qe një kohë se mund të votojë pro Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit si dhe pro qeverisë Haradinaj.

Si mysafir, në sallë tani është edhe vëllai i saj, Ukë Rugova.

{gallery}