Arbëri

Borrell: Barrikadat duhet të hiqen, t’u kthehemi diskutimeve për propozimin që kemi bërë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, sërish ka përsëritur thirrjet që të depërshkallëzohet situata në veri të Kosovës e të hiqen barrikadat nga rrugët.

Borrell, para hyrjes në takim të Këshillit Evropian, ka thënë se do të njoftojë liderët për situatën.

“Do të njoftojë liderët për situatën dhe kërkojë nga të gjithë në rajon të qetësohet situata dhe të kthehen në dialog – që është rruga e vetme para për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Është absolutisht e nevojshme që këto lloj telashe të ndalen, barrikadat të hiqen dhe të kthehemi në qetësi e të kthehemi në diskutime – diskutime për propozimin që e kemi vendosur në tavolinë, për të shikuar për një zgjidhje permanente e koherente ndaj tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Borrell.

Ai ka thënë se për të tentuar që të ulen tensionet në veri, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak të martën e të mërkurën zhvilloi takime në Prishtinë e Beograd.