Arbëri

Zeka: Nuk do të votoj si deputetët ballkanas, që mendojnë si kuaj

Descriptive Text

Milaim Zeka, deputeti i Nismës, ka thënë se nuk do të votojë në baza të SMS-ëve apo shantazheve.

Ai ka thënë se do të votojë krye në vete dhe jo si “deputetët ballkanas”.

Zeka ka thënë se deputetët ballkanas “mendojnë si kuaj”.

Këto deklarata Zeka i dha pas votimit të komisionit për verifikim të mandatave. Në pauzën e seancës konstituive, Zeka nuk ka dhënë arsye përse partnerët e Nismës, PDK-ja dhe AAK-ja munguan në këtë pikë.