Arbëri

Teuta Rugova akoma nuk është në sallë, mungoi edhe në takimin e LAA-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, ende nuk i është bashkuar grupit parlamentar LDK-AKR-Alternativa, të cilët tanimë janë në sallën e Kuvendit, ku së shpejti pritet të fillojë seanca konstituive.

Ajo madje ka munguar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar LAA-në, e cila ka filluar në ora 9:00.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili më vonë është parë teksa dilte nga Kuvendi.