Arbëri

Të enjten, Vjosa Osmani do t’i adresohet Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit me fillim nga ora 9:30.

Kështu ka njoftuar në Facebook faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës.

Osmani do t’i drejtohet Kuvendit sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit.

“Neni 84, paragrafi 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se presidenti i Republikës së Kosovës, së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij. Rrjedhimisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe praktikave të deritanishme, ju njoftoj që si presidente e vendit, jam e gatshme t’i drejtohem Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë muajit dhjetor, në një datë të përshtatshme për të cilën dakordohemi paraprakisht”, thuhet ndër të tjera në letrën e kabinetit të Osmanit drejtuar Kuvendit.