Arbëri

Kurti diskuton me deputetët e Parlamentit Evropian për anëtarësimin e Kosovës në BE

Albin Kurti - duke iu adresuar Parlamentit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një videolidhjeje iu është adresuar Parlamentit Evropian në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Kurti iu adresua deputetëve të Parlamentit Evropian, të cilët po merrnin pjesë në një diskutim të organizuar nga deputeti austriak Lukas Mandl me temë “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE: Si do të jetë një sukses për të gjithë Evropën”.

Kurti ka thënë se Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që aplikon për statusin e vendit kandidat në BE.

“Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian. Së dyti, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon”, tha Kurti.