Arbëri

Vuçiqi thërret mbledhje të Këshillit të Sigurisë

Descriptive Text

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, ka ftuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton televizioni serb “RTS”.

Mbledhja është ftuar për në orën 19:00.

Siç është raportuar, mbledhja është ftuar pas raportimeve se “do të sulmohen serbët në barrikada në veri sonte”.

Vuçiq pritet të bëjë një adresim për media pas mbledhjes.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ndërkohë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot “do ta dërgojë njësitin special të Policisë së Kosovës në barrikada”.

“Sipas informatave që kemi, Albin Kurti në mbledhje të Këshillit të tyre të sigurisë, ka njoftuar se sonte do ta dërgojë ROSU-n e armatosur dhe njësitetet tjera policore në veri të Kosovë e M. për të bërë ‘Olujën’. Ky është momenti ku përgjegjësia është e KFOR-it dhe EULEX-it, që të ndalojë kaosin që po përgatitë KFOR-i”, tha Rakiq.