Arbëri

Haradinaj: Të shfrytëzohen të gjithë mekanizmat për heqjen e barrikadave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që shteti t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe pengesave tjera në veri.

Serbë lokalë kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, pasi Policia arrestoi një ish-polic serb, të dyshuar për sulmet e ditëve të fundit në veri.

Haradinaj po ashtu ka bërë thirrje te ndërkombëtarët që të ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri. Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t'i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri. Paqja është e pa alternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!” ka shkruar ai në Facebook.