Arbëri

Çitaku: Qeveria po na mban në terr informativ për situatën në veri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitiaku, ka kërkuar informata nga Qeveria e Kosovës, lidhur me zhvillimet në veri të vendit.

Ajo ka akuzuar Qeverinë se nuk ka dhënë asnjë informatë lidhur me gjendjen në veri.

“Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Është raportuar se disa shpërthime kanë ndodhur të martën në mesditë në objektin e Komunës së Zubin-Potokut në veri të Kosovës, në momentin kur zyrtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor kanë tentuar të hyjnë në objekt. Po ashtu, edhe zyra e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut është demoluar. Si pasojë, zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u është pamundësuar kryerja e punës së tyre.