Arbëri

Rakiq: Vendimet e Listës Srpska, në bashkëpunim me Vuçiqin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq dhe kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq kanë biseduar sot për “situatën politike në Kosovë dhe për pozicionimet e Listës Srpska gjatë formimit të institucioneve të Kosovës”, transmeton Koha.net.

Rakiq, siç ka njoftuar kumtesa e përcjellë nga FoNet, ka thënë se Lista... ka program dhe qëllim qartë të definuar si dhe kapacitete që si forcë politike unike, kompakte dhe e fuqishme të luftojë për këtë qëllime përbrenda institucioneve të Kosovës.

Sipas fjalëve të tij, Lista Srpska të gjitha vendimet kryesore do t’i marrë në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë dhe me kryetarin Vuçiq.

Rakiq ka shtuar se modalitetet e angazhimit të përfaqësuesve politikë serbë në institucione do të varet nga sjellja e aktorëve politikë shqiptarë ndaj të drejtave dhe interesave të popullit serb në Kosovë dhe ka shtuar se politikanët serbë të Kosovës më nuk do të përdoren vetëm për dekor.