Përmes fondacionit të krijuar së fundmi, Floil Cares, i cili për qëllim ka ndihmesën e komuniteteve në nevojë, Floil ka krijuar kampanjën 1 cent – Dhuro pak, ndihmo shumë!
Kjo kampanjë synon të mbledhë 1 cent nga çdo blerje e vajit Floil, dhe me paratë e mbledhura të ndihmojë anëtarët e Shoqatës Down Syndrome Kosova.
Për këtë kampanjë së fundmi është lansuar edhe një reklamë sensibilizuese e cila përmes imazheve të shkurtra dhe narracionit emocionues përçon qartë mesazhin se pse duhet të kontribuojmë e ndihmojmë komunitetet në nevojë, e në këtë rast shoqatën Down Syndrome Kosova.
Fondacioni Floil Cares vazhdon të punojë në krijimin e kampanjave të reja bamirëse për të ndihmuar dhe përkrahur të gjitha komunitetet në nevojë në Kosovë.
*Artikull sponsorizues
-
1 dhjetor 2022 15:13
-
Shpërndaje në: