Arbëri

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Sokol Halilit, i dyshuari për vrasjen e shtatzënës

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë që të gjejë të dyshuarin Sokol Halilin për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së të mërkurën.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me çfarëdo lloj informate që kanë që mund të çojë në kapjen e të dyshuarit.

Kërkesa e Policisë:

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.