Arbëri

Ndahet shtesa prej 100 eurosh për mbi 50 mijë studentë në Kosovë

Studentët në Kosovë sot kanë pranuar shtesën prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se përfitues të shtesës janë mbi 50 mijë studentë.

“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar. Qeveria për studentët!”, ka shkruar Murati në Facebook.