Arbëri

Krasniqi: Figura e Çettës nuk e ka vendin në kishë e as xhami, kontributi i tij është kombëtar

 

Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Anton Çettës, Riza Krasniqi, ka thënë se figura e Çettës e ka vendin aty ku është vendosur të hënën shtatorja e tij, në oborrin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Sipas tij, Çetta ka dhënë kontribut kombëtar dhe jo fetar, andaj vendi i shtatores së tij nuk është as në kishë e as në xhami.