Arbëri

Kosova e Shqipëria me marrëveshje në fushën e drejtësisë

Ministritë e Drejtësisë të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruan marrëveshje të dielën, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ministrja Albulena Haxhiu dhe Ulsi Manja, nënshkruan marrëveshjen për vendosje të bashkëpunimit në fushën e sistemit penitenciar dhe marrëveshje për bashkëpunim në mbikëqyrjen e ekzekutimeve të dënimeve alternative dhe të lirimit me kusht.

“Nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona. Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë kosovare të Drejtësisë.

Kuvendet e Kosovës dhe të Shqipërisë mbajtën të dielën mbledhjen e parë të përbashkët.