Arbëri

AAK-ja akuzon Qeverinë për ndërhyrje në autonominë e komunave

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nga komunat ku ata udhëheqin e kanë pozita drejtuese, kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërhyrje në autonominë dhe kompetencat e komunave.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se këtë Qeveria e ka bërë në Projektligjin për buxhetin e vitit 2023.

“Projektligji për buxhetin e vitit 2023 ka bërë cenimin e autonomisë financiare të komunave të Republikës së Kosovës, sidomos në nenin 6 paragrafin e nëntë, ku realisht komunave u cenohet autonomia në menaxhimi i buxhetit, sidomos tek të hyrat e bartura”, ka theksuar Ramosaj.

Sipas tij ai nen është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje.

“Komuna funksionon në bazë të kompetencave ekskluzive vetanake që i ka, të cilat janë të përcaktuara në Kushtetutë, me Ligjin për vetëqeverisje lokale, Ligjin për menaxhimin e financave lokale dhe atë për menaxhimin e financave shtetërore. Në këtë paragraf është cenuar diçka që komunave iu jepet edhe ligj edhe me Kushtetutë, që janë taksat që i marrin nga qytetarët, t’i orientojnë për punë kapitale dhe për pagesën e borxheve dhe detyrimeve që kanë komunat”, ka theksuar Ramosaj.

Sipas tij ky nen është kontrabanduar dhe është futur tinëzisht në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2023.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve që të kenë kujdes dhe të mos cenojnë autonominë dhe kompetencat e komunave. “Ky do të ishte një precedent i keq administrativ, ligjor e juridik dhe gjithashtu do të ishte tepër e kushtueshme për projektet të cilat janë në zhvillim”, ka deklaruar

Në këtë konferencë kanë marr pjesë zyrtarë të AAK-së, nga komuna e Klinës, Rahovecit e Gjakovës.