Arbëri

Kurti udhëton në Spanjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë, ka bërë të ditur të premten zyra e kryeministrisë.

Në njoftim thuhet se Kurti do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste që zhvillohet në Madrid.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid”, thuhet në njoftim.