Arbëri

Ministria e Financave dhe Banka Botërore nënshkruajnë dy marrëveshje

Descriptive Text

​Ministri i Financave në largim, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli, sot do të nënshkruajnë dy marrëveshje.

Marrëveshjet të cilat do të nënshkruhen janë për financimin e projektit të konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport, si dhe marrëveshja për financimin e granteve për bujqësi përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve në skemat e ujitjes Radoniqi dhe Dukagjin.