Arbëri

Nisma funksionon si grup i ndarë parlamentar

Descriptive Text

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se kjo parti do të funksionojë si grup i vetëm parlamentar pas seancës konstituive të Kuvendit.

Edhe pse Nisma ka hyrë në koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe AAK-në, Shala thotë se partia e tij nuk e sheh të arsyeshme që dikush t’ia marrë minutat në Kuvend për pyetje dhe diskutime.

“Ne kemi edhe numrin e nevojshëm të deputetëve dhe do ta paraqesim këtë kërkesë në Kuvend sepse pse të na marrë dikush kohën për pyetje dhe diskutim kur deputetët tanë mund ta kenë atë vetë si grup i vetëm parlamentar”, ka thënë Shala në Interaktiv të KTV-së.