Arbëri

Nagavci për Kontratën Kolektive: U nënshkrua në kohë fushate, nuk solli asnjë të mirë

Arberie Nagavci raporton ne Komision per Arsim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur në Komisionin për Arsim, në lidhje me ndërprerjen e Kontratës Kolektive që Ministria e kishte me Sindikatën e Bashkuar për Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

“E keni parë sot lajmin që Ligji i pagave ka kaluar nga Qeveria, gjë që e mundëson që shumë shpejt të shkojë në Kuvend. Do të reflektojë pagë meritore për mësimdhënësit. Kontrata Kolektive ka probleme të shumta ligjore. Një kontratë e nënshkruar në fushë fushate nuk ka sjellë asnjë të mirë për mësimdhënësit”, ka thënë Nagavci.

Ajo po ashtu ka folur për çështjen e plagjiaturës. Ka thënë se janë ndarë 150 mijë euro për sistemin anti-plagjiatorë, që do të funksionoj në kuadër të Agjencisë Kombëtare të Akreditimit.