Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së Foto: Koha

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së

01 gusht 2017 20:13

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga mbledhja e sotme ka dalë me disa vendime në lidhje me formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së, ka thënë se kjo parti nuk do të votojë asnjë prej kandidatëve të koalicionit PAN për kryeparlamentar dhe kryeministër, raporton Koha.net.

Ai po ashtu ka thënë se LDK nuk do të bëjë koalicion as me VV-në për të formuar Qeverinë, në rast se PAN dështon ta bëjë këtë.

Veliu ka thënë se Qeverinë dhe institucionet tjera duhet t’i bëjnë partitë fituese, gjegjësisht koalicioni PAN dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, në këtë takim, siç merr vesh Koha.net, është vendosur edhe për emrin që do t’i udhëheqë deputetët e LDK-së në legjislaturën e re, e ai është bartësi i listës, njëherësh kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme