Arbëri

Komunat mashtrojnë qytetarët në prag të zgjedhjeve lokale

Pothuajse të gjitha komunat në vend kanë intensifikuar punën e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publike vërehet se komunat kanë rritur aktivitetin e tyre, duke shpallur shumë tenderë, raporton KTV.

Monitoruesit e prokurimit publik thonë se një gjë e tillë nuk është e re, pasi, sipas tyre, komunat lënë shumë investime kapitale në prag të zgjedhjeve lokale.

Isuf Zejna nga “Demokracia Plus”, shpjegon dy arsye pse, sipas tij, ndodh kjo.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se në këtë mënyrë po mashtrohen qytetarët. Sipas tyre, komunat kanë katër vjet kohë për të dëshmuar punën e tyre.

Shoqëria civile kërkon që të formohet një institucion i pavarur, i cili do t’i monitoronte fushatat zgjedhore ose të mandatonte një nga një institucionet aktuale, siç janë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe Agjencia Kundër Korrupsion.