Arbëri

LDK nuk i voton kandidatët e PAN-it për kryeministër dhe kryeparlamentar

Descriptive Text

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, tha se sot kanë diskutuar për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës që mbahet më 3 gusht.

Veliu tha se “LDK nuk do t’i votojë kandidatët e PAN-it për kryeministër dhe për kryeparlamentar”.

Po ashtu ai tha se “deputetët e LDK-së janë unikë me qëndrimet e tyre”, kurse njoftoi se në mbledhjen e kryesisë kanë biseduar edhe për shefin e grupit parlamentar të LDK-së, raporton KP.

Lidhur me vizitën që Isa Mustafa e ka zhvilluar sot në rezidencën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ai tha se këto vizita janë të rregullta.