Arbëri

Dy raste aktive me COVID-19 të hënën në Kosovë

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të hënën nuk është regjistruar asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se 14 testime janë kryer brenda 24-orëve të fundit.

Gjatë së njëjtës kohë nuk është shënuar asnjë i shëruar.

Me këtë rast, edhe të hënën mbesin vetëm dy raste aktive.

Brenda një dite nuk është vaksinuar asnjë person për COVID-19.