Arbëri

Pupovac thërret serbët e Kosovës të bëjnë si ata në Kroaci

Descriptive Text

Kryetari i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe (SDSS), njëherësh deputet në Kuvend e kroacisë, Millorad Pupovac tha se ka shumë ngjashmëri sa i përket pozitës midis serbëve në Kosovë dhe atyre në Kroaci. Ai u bëri thirrje serbëve në Kosovë të organizohen dhe të krijojnë institucionet në përputhje me dokumentet ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

“Me kënaqësi do të bashkëpunojmë me ju dhe të shkëmbejmë përvoja, meqë ka shumë ngjashmëri midis pozitës suaj dhe tonë (serbëve në Kroaci)”, ka thënë Pupovac në një intervistë për gazetën “Jedinstvo” në Kosovë.