Arbëri

Tahiri i kërkon llogari Kurtit për procesin e liberalizimit të vizave

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me çështjen e vizave, duke thënë se si Kuvend nuk mund të rrinë të heshtur e të mos reflektojnë një paaftësi serioze të qeverisë në raport me trajtimin e agjendës së integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave.

"Kthehuni mbrapa dy muaj dhe lexoni deklaratat nga kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, në raport me liberalizimin e vizave, a patën sjellë aq afër sa që me të vërtetë është duke e vendosur kjo qasje Kosovën në një situatë të pafavorshme. Nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodhë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, me këtë qasje, më këtë mënyrë të komunikimit, realisht është një keqardhje e madhe.

"Liberalizimi i vizave është një arritje meritore e të gjitha qeverive, por paaftësia dhe pazotësia për ta trajtuar këtë temë dhe keqinformimi i qytetarëve me të vërtetë është për secilën kritikë dhe kërkoj nga kryeministri t’i sqarojë dy çështje, çfarë ka ndodhur dje me liberalizimin e vizave dhe ku jemi dhe e dyta a e ka në plan për të proceduar kërkesën për vend kandidat”, ka theksuar ai.