Arbëri

“Armata” e të rinjve e të rejave me shkollim kërkon punë

Descriptive Text

Ylberina Morina, studente e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, konsideron se të rinjve në Kosovë duhet t’u jepet më shumë mundësi për punësim, shkruan sot Koha Ditore.

“Të rinjtë po e kryejnë shkollën, madje edhe masterin pas fakultetit dhe ende vazhdojnë të kërkojnë punë. Mendoj që pasi ta mbarojmë fakultetin të kemi një punë, atë që ne të gjithë ëndërrojmë sidomos për femra, t’u krijohet një hapësirë më shumë, sidomos në vendimmarrje”, thotë ajo.

Morina së shpejti do t’i kryejë studimet dhe do t’i bashkohet një “armate” të tërë të të papunëve në Kosovë.

Numri i punëkërkuesve në Kosovë është shumëfish më i lartë se numri i vendeve të ofruara të punës. Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), tregon se vetëm vitin e kaluar ishin regjistruar rreth 101.773 punëkërkues, derisa po në këtë vit, ka pasur vetëm 425 vende pune, që janë shpallur publikisht... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.