Arbëri

Japonia vlerëson lart qëndrimin e Kosovës për luftën në Ukrainë

Ambasadori jorezident i Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, e ka vlerësuar lart qëndrimin që ka Kosova për luftën në Ukrainë, gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti të martën.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Mizutani shtoi se Japonia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën me të cilën ndanë vlera dhe qëndrime të përbashkëta.

Kurti ndërkohë falënderoi Mizutanin për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën.

“Nëpërmjet ndihmës dhe asistencës në fusha, si mjedisi, shëndetësia, siguria e ushqimit, menaxhimi i pyjeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore, Japonia ka prekur drejtpërdrejt qytetarët e Republikës”, deklaroi Kurti.

“Për Japoninë, Kosova është partneri i besueshëm në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq për kompanitë japoneze, mundësi shumë e mirë për investime”, shtoi Kurti.